Urdhërarrestet për 21 janarin
Gjykata: Provat janë të dobëta

Urdhërarrestet për 21 janarin<br />Gjykata: Provat janë të dobëta
TIRANE- Gazeta "shqiptarja.com" disponon dhe zbardh 27 faqet e urdhërarresteve për ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, shoferit e tij Margarit Kume dhe specialistit të IT-së Armando Kasaj. Të gjithë janë përfshirë në tragjedinë e 21 janarit 2011.

Urdhërarreset janë dërguar në gjykatën e Tiranës dhe gjyqtari Shkëlqim Mustafa, vendosi të refuzojë masat e arrestit me burg për tre të akuzuarit. Sipas gjykatës provat e sjella nga prokuroria, janë të dobëta.

Gjykata e Faktit në Tiranë me anë të gjyqtarit Shkëlqim Mustafa, ditën e diel vendosi të refuzojë masat e arrestit me burg për ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi, ish-shoferin e tij Margarit Kume dhe ish specialistin e IT-së në kryeministri Armando Kasaj. Në vendimin e saj gjykata e ka quajtur të padrejtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, duke u shprehur se për asnjë punonjës të gardës që ka qënë në ruajtje të godinës së Kryemisnitrisë, nuk mund të ketë vepër penale të vrasjes, përsa kohë ai ka qenë në ushtrimin e detyrese ushtarake dhe pasoja mund të ketë ardhur në kapërcim ose në moszbatim të saktë të rregullave për ruajtjen e këtij objekti, nga ana e Gardës së Republikës. Sipas gjykatës Garda mund të akuzohet vetëm për shkelje të rregullave të sherbimit të rojës në objekte të rëndësishme. Nga ana tjetër gjykata hodhi poshtë edhe përfundimet e FBI se pistoleta me nr. P52796Z është përdorur, nga Ndrea Prendi, sepse sipas saj prokuroria ka sekuestruar 8 pistoleta duke u shënuar numrat perkates, përfshi dhe pistoleten me numër P52796Z, por pa e përcaktuar se kujt i përket ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz