Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar dje (22 nëntor) urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, të akuzuar për krime të dyshuara lufte.

“Lëshimi i urdhrave të arrestit nga ICC kundër liderëve izraelitë është skandaloz, dua të jem i qartë edhe një herë: çfarëdo që mund të nënkuptojë ICC, nuk ka asnjë ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit", kjo është deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, lidhur me urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, sipas La Repubblica. 

Ndërkohë, sulmet vijojnë, ku zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve në Rripin e Gazës në trembëdhjetë muajt e luftës midis Izraelit dhe Hamasit ka tejkaluar 44,000.