Urdhëri i Infermierit, ndihma për zonat e përmbytura

TIRANE - Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, me një vendim të posaçëm të Këshillit të tij Kombëtar, ka miratuar mbështetjen e kolegëve të vet infermierë në 10 qendrat shëndetësore dhe ambulancat e fshatrave të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Për këtë, Këshill Kombëtar vuri në dispozicion nga burimet e veta, duke marrë iniciativën që të përgjysmojë honoraret e pagat, por edhe duke gjetur burime të tjera prej kursimeve, një fond prej 500 mijë lekë dhe përgatiti 10 pako me materiale mjekësore, materiale mjekimi, medikamente të urgjencës, me serume, me termometra etj, dhe me të gjitha mjetet e domosdoshme për të dhënë ndihmën e parë e pritjen e një urgjence, e do t'i çojë ato në të 10 qendrat shëndetësore apo ambulancat e fshatrave të përmbytur në zonat e Vlorës dhe Fierit.
"Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, duke dashur kështu që të sensibilizojmë e kontribuojmë në ndihmën dhe ngritjen e moralit të këtyre profesionistëve të kujdesit shëndetësor, për t'u treguar se ata nuk duhet të ndihen vetëm në këto momente të vështira të ofrimit të kujdesit, por se ne do të jemi gjithmonë pranë tyre për t'i mbështetur", thuhet ne nje njoftim te Urdherit te Infermierit. /ATSH/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë