Urdhëroi prishjen e vilës, gjykata
shpall të pafajshëm Zyhdi Dajtin

Urdhëroi prishjen e vilës, gjykata<br />shpall të pafajshëm Zyhdi Dajtin
Ish kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti, fiton një tjetër pafajësi nga Gjykata e Tiranës.

Dajti u mor i pandehur me akuzën e shpërdorimit më 8 shtator 2015 ndërsa pas 12 seancave, gjyqtari Altin Abdiu e shpalli atë të pafajshëm.

Akuza që rëndonte mbi Dajtin ishte ajo e prishjes së një vile me leje në zonën e Golemit, por këtë akuzë ai e mohoi duke deklaruar se prishja u bë më pas me një vendimi të IKMT-s.

Kjo është pafajësia e dytë për Dajtin pas asaj të fituar më 28 shtator 2015 po për akuzën e shpërdorimit të detyrës për prishje të objekteve të cilat ishin me leje, pafajësi kjo e ankimuar nga Prokuroria.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)