Presidenti i amerikës, Donald Trump ka deklaruar të premten se ai ka urdhëruar FBI-në të rihapë hetimin e saj ndaj kandidatit për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh, i cili lidhet me akuzat për sjellje të pahijshme seksualisht.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Trump nëpërmjet një postimi që ka bërë në Twitter, por presidenti i Shteteve të bashkuara ka theksuar se puna duhet të bëhet në më pak se një javë.

Unë kam urdhëruar FBI-në të kryejë një hetim plotësues për të përditësuar dosjen e gjyqtarit Kavanaugh. Siç ka kërkuar Senati, ky azhurnim duhet të jetë i kufizuar dhe i përfunduar në më pak se një javë. 

                Donald Trump

Mirëpo Kandidati i Trump për në Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh është akuzuar nga dy gra për sjellje të pahijshme seksuale kur ka qenë adoleshent, ndërsa dje pati edhe seancën e parë publike gjyqësore në Senatin Amerikan.