Urdhri:Asnjë pikë karburanti s'do
shesë më me pompa manuale

Urdhri:Asnjë pikë karburanti s'do<br />shesë më me pompa manuale
Asnjë pikë furnizimi nuk do të mund të tregtojë më karburant përmes pompave manuale.
 
Për shkak të abuzimeve të shumta me këto pompa, Ministria e Financave ka urdhëruar përdorimin ekskluziv të regjimit automatik të tregtimit të karburanteve sipas parimit “Pa kupon tatimor, s’ka karburant”!
 
Urdhri mban firmën e Ministrit Arben Ahmetaj dhe i kërkon Tatimeve e Doganave nisjen urgjent të kontrolleve me qëllim verifikimin se sistemi i monitorimit të tregut të karburanteve funksionon nën regjimin automatik.
 
Pompat manuale supozohet të përdoren nga kompanitë e furnizimit vetëm kur sistemi pëson defekt, apo në rastet kur mungon furnizimi me energji elektrike.
 
Urdhri vlen edhe për ato pompa, kasat e të cilave nuk rezultojnë ende të lidhura me serverin e tatimeve, por e raportojnë xhiron ditore në fund të ditës.
 
Burime pranë Ministrisë së Financave thanë për Report TV se Ahmetaj ka kërkuar masa të rrepta ndëshkuese për shkeljet e evidetuara, të cilat sipas legjislacionit në fuqi, përfshijnë konfiskim të mallit, deri bllokim të aktivitetit apo ndjekje penale.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS