Urdhri i Farmacistëve Shqiptarë publikon përgjigjen e MSH-së: Nuk mund të talleni me ne, e keni detyrim t’i përfshini farmacistët në planin prioritar të vaksinimit

Urdhri i Farmacistëve Shqiptarë publikon përgjigjen e MSH-së: Nuk mund të talleni me ne, e keni detyrim t’i përfshini farmacistët në planin prioritar të vaksinimit

UFSH dhe MSH

Ministria e Shëndetësisë në përgjigjen kthyer Urdhrit të Farmacistëve, të cilët kërkonin përfshirjen e tyre në grupet prioritare në procesin e vaksinimit kundër COVID, thekson se në planin e hartuar për vaksinimin, i cili është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare, vaksinimi i tyre nuk është me prioritet.

‘Plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID-19 është hartuar nga ekspertët, specialistët në Insitutin e Shëndetit Publik, si politikat e vaksinimit dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare në lidhje me vaksinimit. Vaksinimi ndaj Covid-19 po kryhet sipas fazave dhe grupeve të përcaktuara në këtë plan.’- sqaron ministria e Shëndetësisë.

Në lidhje me këtë përgjigje ka reaguar edhe UFSH, të cilët kërkojnë që të dinë nga ministria se cilave rekomandime ndërkombëtare u janë referuar, pasi shumë shtetet farmacistët i kanë në ekipin prioritar.

Urdhëri i Farmacistëve Shqiptar shton se personat që bëjnë politikat e vaksinimit, nuk mund të tallen me farmacisët, por është detyrim sipas tyre t’i përfshijnë ata në planin prioritar të vaksinimit.

‘Kjo është përgjigjja e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesës së UFSH-së për përfshirjen e farmacistëve në planin prioritar të vaksinimit. Sipas tyre, shkak i përjashtimit të farmacistëve nga lista e profesionistëve të shëndetësisë që duhen vaksinuar me prioritet, na qenkan “rekomandimet ndërkombëtare” në lidhje me vaksinimin.

Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t'u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës.

Zotërinj që bëni “politikat” e vaksinimit në Shqipëri, ju nuk mund të talleni me farmacistët, ju thjesht po tregoheni të papërgjegjshëm në detyrimin që keni karshi mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Farmacistët janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë, është detyrimi juaj t’i përfshini ata në planin prioritar të vaksinimit.’- thekson UFSH.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/02/2021 00:07

    Perkrah farmacistet,kane shume te drejte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë