Urdhri i Farmacistit: Qeveria jep
me koncension pullat e barnave

Urdhri i Farmacistit: Qeveria jep<br />me koncension pullat e barnave
TIRANË - Nëpërmjet një deklarate për mediat, Urdhri i Farmacistit të Shqipërisë, nëpërmjet kryetarit të tij Arjan Jaupllari, ka denoncuar pullifikimin konçesionar të barnave, i cili ka filluar ditën e sotme.
 
Jaupllari ka ngritur alarmin se Ministria e Financave nëpërmjet një shkrese zyrtare  ka urdhëruar Qendrën Kombëtare të Kontrollit të barnave të mos lëshojë më pulla për importimin e tyre, pasi prodhimi i tyre dhe emetimi do të bëhet nga konçesionari dhe do të vendosen nga prodhuesi në  vendin e origjinës.
 
Ky process, sipas urdhrit të farmacistëve, do të sjellë rritjen e çmimit të barnave për shkak të kostos së lartë të  kësaj pulle, sidomos për barnat me rimbursim .
 
Dhënia me konçesion nga ana e qeverisë shqiptare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale të barnave, pritet të krijojë një kaos në sistemin farmaceutik dhe një përplasje mes farmacistëve dhe pacienteve për cmimet e ndryshme të barnave midis pullave ekzistuese ,nga të rejat për të njëjtin bar.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq