TIRANË - Rreth 360 prokurorë dhe 320 gjyqtarë të të gjithë niveleve të drejtësisë Shqiptare, janë duke iu nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nga ana e zyrtarëve të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI). Kontrolli vjen pas njëurdhri tënxjerrë nga kreu i ILDKPKI Shkëlqim Ganaj, i cili ka kërkuar nga inspektorët e tij që të nisin verifikimet për çdo prokuror dhe gjyqtar në Shqipëri. Ky kontroll “blic” vjen në një situatë kur janë ngritur zërat politikë dhe të disa ambasadorëve të huaj në Shqipëri, lidhur me reformën në drejtësi dhe hetimin e pasurisë së njerëzve që japin drejtësi.

Risia e këtij kontrolli është se çdo prokuror dhe gjyqtar duhet të plotësojë formularë të rinj dhe të deklarojnë të ardhurat tij, pasurinë e gjithçka tjetër që ka të bëjë me pronat e paluajtshme e llogaritë bankare, deri tek të dhuratat nga miqtë dhe të afërt. Me këtë rideklarim dhe rifreskim të kartelave të pasurisë, zyrtarët e ILDKPKI synojnë të krijojnë një panoram më të saktë, lidhur me pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që shërbejnë në sistemin e drejtësisë.

Deklarim dhe pyetje
Kartelat e deklarimeve të pasurisë për vitet e kaluara thuajse nuk merren parasysh, duke kërkuar nga çdo prokuror dhe gjyqtar, duke përfshirë dhe ata të Gjykatës së Lartë për të rimodeluar deklarata të tjera të pasurisë. Në këto deklarata duhet të evidentohen të gjitha të ardhurat financiare dhe pasuritë e tjera,duke përfshirë dhe dhuratat.Pas përpilimit të deklaratave, prokurorët dhe gjyqtarët merren në pyetje nga inspektorët e ILDKPKI, lidhur me të ardhurat e tyre dhe krijimin e pasurisë.

Shumë nga gjyqtarët janë detyruar të pyeten, po ashtu dhe prokurorët të bëjnë të njëjtën gjë. Ndërkohë ajo që i shqetëson prokurorët dhe gjyqtarët është fakti se ky hetim administrativ, nuk bëhet nga ILDKPKI por nga vetë prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët shkojnë nëpër institucione ku marrin dokumentacionet e pasurive të tyre dhe ja dorëzojnë në zyrë inspektorëve të inspektoriatit të pasurisë.Më pas këta të fundit për çdo paqartësi marrin në pyetje prokurorët.

Reforma dhe pasuria
Të gjithë gjyqtarët, prokurorët, kryeinspektori dhe inspektorët e tjerë pranë KLD, si dhe këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë do t’i nënshtrohen vlerësimit përsa i përket kontrollit të pasurive, lidhjeve me krimin si dhe të aftësive profesionale të tyre.Megjithatë duket se drafti i reformës në drejtësi parashikon dhe një lloj amnistie, pasi çdo subjekt që dot’i nënshtrohet kontrollit mund të dorëhiqet nga detyra dhe në këtë mënyrë hetimi ndaj tyre ndërpritet.

Pasuritë
Në këto deklarata duhet të evidentohen të gjitha të ardhurat financiare dhe pasuritë e tjera,duke përfshirë dhe dhuratat.Pas përpilimit të deklaratave, prokurorët dhe gjyqtarët merren në pyetje nga inspektorët e ILDKPKI.
 
Drafti, kush jep dorëheqje i shpëton ndjekjes
disiplinore. Çfarë parashikon drafti i reformës për gjyqtarët

Drafti parashikon dhe një lloj amnistie, pasi çdo subjekt që do t’i nënshtrohet kontrollit mund të dorëhiqet nga detyra dhe në këtë mënyrë hetimi ndaj tyre ndërpritet. “Në çdo kohë, përpara ose gjatë periudhës së vlerësimit, subjekti i vlerësimit mund të dorëhiqet nga detyra dhe në këtë rast vlerësimi ndërpritet”, saktësohet në pikën Ç të nenit 179 B të draftit të ekspertëve për Reformën në Drejtësi ku përcaktohen kriteret e vlerësimit.

Po ashtu shtohet se “Funksionarët që dorëhiqen në kushtet e parashikuara nga ky nen nuk mund të shërbejnë më si gjyqtarë të çdo niveli, prokurorë, anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ose Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror të Përgjithshëm për një periudhë 10 vjeçare”. “Në çdo kohë, përpara ose gjatë periudhës së vlerësimit, subjekti i vlerësimit mund të dorëhiqet nga detyra dhe në këtë rast vlerësimi ndërpritet”, saktësohet në pikën Ç të nenit 179 B të draftit të ekspertëve për Reformën në Drejtësi ku përcaktohen kriteret e vlerësimit.

Po ashtu shtohet se “Funksionarët që dorëhiqen në kushtet e parashikuara nga ky nen nuk mund të shërbejnë më si gjyqtarë të çdo niveli, prokurorë, anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ose Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror të Përgjithshëm për një periudhë 10 vjeçare”. Për të verifikuar pasuritë, aktivitetin profesional apo lidhjet me botën e krimit, KPK mund të marrë informacione dhe nga publiku. “Këto organe mund të marrin në shqyrtim informacione nga publiku duke respektuar parimin e proporcionalitetit midis privatësisë dhe nevojave të hetimit, si dhe duke garantuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor”, thuhet në draft.

Po ashtu saktësohet se institucionet shtetërore bashkëpunojnë duke siguruar akces të drejtpërdrejtë në bazat e tyre të të dhënave. “Përmes personelit të tij, Komisionerëve Publikë, anëtarëve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, shqyrton pyetësorin dhe deklaratat e të vlerësuarit mbi të shkuarën e tij, interviston personat e përmendur në pyetësor ose persona të tjerë, si dhe bashkëpunon me institucione të tjera shtetërore ose të huaja për të konfirmuar vërtetësinë dhe saktësinë e deklarimeve.

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)