Urdhri i Mjekut, Brahimaj: Zgjedhja
ime si president ishte konform ligjit

Urdhri i Mjekut, Brahimaj: Zgjedhja<br />ime si president ishte konform ligjit
Bluzave të bardha nuk mund t’u kërkohet llogari e as nuk mund të punojnë nën presionin e pacientëve kur në spitale ka mungesa të medikamenteve. Kështu shprehet presidenti i Urdhrit të Mjekëve doktor Fatmir Brahimaj në një intervistë për Report Tv, i cili gjithashtu komenton edhe vendimin e Gjykatës Administrative për mosnjohjen e tij në krye të këtij institucioni.

Kur bëhet shkak një mungesë në paisje në mjetet e konsumit kjo indinjatë i shfryhet dhe i shkarkohet bluzave të bardha kjo është e pafalshme. Kemi inicuar dhe do të punojmë që ndaj bluzave të bardha të ketë një status të veçantë ose objektet ku ne shërbjemë të shpallen të një rëndësie të veçantë”, thotë Brahimaj.

Ndërkohë lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme të Urdhrit të Mjekëve pas vendimit të Gjykatës Administrative për të mos njohur presidentin e ri të Urdhrit, Brahimaj thotë se ministria nuk duhet të ndërhyjë. Zgjedhja sipas tij është bërë konform ligjit. Gjithashtu Brahimaj komenton vendimin e gjykatës, i cili nuk e njeh atë si president të urdhrit, çështje e cila është ankimuar në apel.

“Zgjedhjet u zhvilluan në një situatë jo të mirë në marrëdhëniet midis nesh dhe Ministrisë së Shendetësisë. Për shkak të debateve për problemin e testimit kishte një ftohje të marrëdhënieve. Një nga sfiduesit që ishte jashtë strukturave tona vuri kandidaturën krahas tre kandidaturave të tjera, njëra u tërhoq mbetën tre prej të cilëve morën vota unë 17 dhe sfiduesja që ka ngritur padinë 5 vota”, sqaron ai.
 
Gjatë zgjedhjeve të bëra në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve janë paraqitur dy kandiatura ajo e mjekut Fatmir Brahimaj, pediatër dhe Valbona Doçi, drejtoreshë e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Tiranë. Fatmir Brahimaj u zgjodh president i Urdhrit të Mjekëve në 17 prill të këtij viti pas përfundimit të mandatit të Dine Abazit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)




 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë