Urdhri i Mjekut: Reformë totale në
mjekësi, absurde të mos kemi as ujë
Kreu i “Urdhrit të Mjekut” të Shqipërisë, Dine Abazaj, thotë se sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për një reformë totale, duke filluar nga uji që mungon e deri tek ulja e besimit që pacientët kanë të mjekët.
TIRANE - Kreu i “Urdhrit të Mjekut” të Shqipërisë, Dine Abazaj, thotë se sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për një reformë totale, duke filluar nga uji që mungon e deri tek ulja e besimit që pacientët kanë të mjekët. Sipas tij, këto gjëra duhet të ndryshojnë dhe mjekësia të fillojë të ecë në një rrugë të mbarë dhe të sigurtë.
"Në spitale ka mungesa të jashtëzakonshme. Duke filluar që nga uji, nga ngrohja, nga ushqimi, nga të tëra për të cilat është folur jashtëzakonisht shumë shpesh. Problem tjetër janë edhe mungesa e ilaçeve në spitale. Shpesh herë shikojmë njerëz duke blerë ilaçe në farmacitë jashtë spitalit. Ministri i Shëndetësisë duhet ta dijë si ka ndodhur edhe si duhet të rregullohet kjo gjë. Një problem shqetësues është edhe ai i analizave që nuk bëhën në spital por bëhen në spitale private për arsye se nuk janë kushtet e duhura në spitalet tona shtetërore.
Rëndësi ka edhe shërbimi ambulator që lë shumë për të dëshiruar"- ka deklaruar Dine Abazaj. Sipas tij edhe ankesat e pacientëve ndaj mjekëve për gabime mjekësore, apo trajtim të gabuar me medikamente kanë ardhur në rritje.
"Pakënaqësia është goxha e madhe çka do të thotë se sistemi shëndetësor ka shumë mangësira. Ka një krizë besimi të shërbimit shëndetësor dhe ndaj bluzave të bardha. Në qoftë se kjo krizë besimi minimizohet apo rritet kënaqësia e shërbimit shëndetësor do të thotë se shërbimi i mjeksisë ndaj pacientëve ka hyrë në rrugën e mbarë për ndryshe në qoftë se kjo krizë besimi vazhdon, do të thotë se shërbimi shëndetësor ka shumë mangësira" – shpjegon Abazaj.
Ai tërheq vëmendjense duhet kompletuar edhe shërbimi ambulator që pacientët të mos detyrohen të shkojnë në klinikat private apo në QSUT për ta ndjekur sëmundjen e tyre, por në ambulancat e lagjes.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.8%
-
Të gabuar
56.2%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06