Urdhri i Stomatologut: Persona të paautorizuar kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat tona, s’ofrojmë shërbim deri më datë 8 tetor

Urdhri i Stomatologut: Persona të paautorizuar kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat tona, s’ofrojmë shërbim deri më datë 8 tetor

TIRANË- Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë, në një postim në Facebook, pretendon se Persona të paautorizuar kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e tyre. Në postim, thuhet se Urdhri i Stomatologëve i është drejtuar organeve kompetente, por nuk sqarojën qartë se çfarë ka ndodhur.

Po ashtu, u kërkohet të gjithë anëtarëve që nga data 02.10.2024 – 08.10.2024 nuk do të ofrohet asnjë shërbim.

“Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë njofton se nga data 02.10.2024 – 08.10.2024 nuk do të ofrohet asnjë shërbim për anëtarët e Urdhrit. Persona të paautorizuar, kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e USSH në datën 01.10.2024.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka marrë të gjitha masat dhe i ka denoncuar këto veprimet antiligjore në organet kompetente, të cilat kanë filluar procedurat përkatëse. Ju lutemi të mos dorëzoni dokumente pranë zyrave qendrore të Urdhrit në periudhën kohore të sipërpërmendur, pasi nuk po adresohen tek personat përgjegjës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/10/2024 01:50

    Deja vu e viteve 90'!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë