Apple ka ndryshuar emërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës” në Apple Maps.

Me këtë veprim, kompania ndjek hapin e Google për ndryshimin që preku përdoruesit në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump thuhet se i kishte kërkuar Apple ta bënte ndryshimin javën e kaluar, sipas Sekretarit të Departamentit të Brendshëm, Doug Burgum.

Vendimi i Apple vjen më pak se një javë pasi presidenti nxori një urdhër ekzekutiv për të riemërtuar sipërfaqen ujore përgjatë kufirit SHBA-Kanada.

Kompania gjithashtu ndryshoi emërtimin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës” dhe të malit Denali në malin McKinley vitin e kaluar, pasi Trump i riemërtoi këto vende me një urdhër ekzekutiv në ditën e parë të mandatit të tij të dytë.

Nuk është e qartë nëse Apple, ashtu si Google, e ka zbatuar ndryshimin vetëm për SHBA-të dhe jo për vendet e tjera.