Urdhri/ Rikontroll territorit për kanabis, porosi dhe paralajmërime për policët

Policia e Shtetit do të nisë rikontrollin e territorit për të parandaluar kultivimin e kanabisit. Burime nga Policia thanë për Report TV se të gjitha komisariateve dhe drejtorive vendore u është shpërndarë një plan për kontrollin e çdo ambienti ku mund të kultivohen fidanët e kanabisit.

Policëve u është dhënë porosi të kontrollojnë të gjitha serat bujqësore, përfshirë edhe ato që ndodhen në zona të thella. Për serat është dhënë porosi e veçantë që oficerët e policisë të hyjnë në brendësi të tyre për të parë se çfarë është mbjellë dhe në çdo rast të mbajnë një procesverbal.

Gjithashtu në tunelet e hapura gjatë viteve të komunizmit dhe te braktisura është kërkuar që të kryhen kontrolle çdo muaj. Edhe magazinat e vjetra shtetërore, që më parë janë përdorur për magazinimin e ish-rezervave është dhënë urdhër që të kontrollohen çdo 20 ditë nga policët.

Po kështu komisariateve u është dhënë porosi që të mbajnë në vëzhgim banesat e vjetra, kryesisht në fshat, që mund të përdoren për mbjelljen e fidanëve të kanabisit. Faza e parë parashikon që kontrollet të kryhen në ambientet e mbyllura, aty ku mund të rriten fidanët, ndërsa më pas do kryet kontroll I fushave.

Edhe këtë vit Policia e Shtetit ka paralajmëruar oficerët se do të mbajnë përgjegjësi në rast se do zbulohen raste të kultivimit të kanabisit. Policët janë paralajmëruar se do të pezullohen nga puna, ose do shkarkohen nëse ata kanë kontrolluar territorin dhe aty më vonë gjenden bimë kanabisi. Përveç kontrolleve nga toka, këtë vit do të vijojnë fluturimet nga ajri në bashkëpunim me Guardia di Financën për zbulimin e parcelave me kanabis.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kjo është 88-vjeçarja që u masakrua me thikë për vdekje nga i biri me probleme mendore në Lezhë

FOTO/ Kjo është 88-vjeçarja që u masakrua me thikë për vdekje nga i biri me probleme mendore në Lezhë