Urdhri, ushtarët francezë largohen
nga Kosova gjatë vitit të ardhshëm

PRISHTINE - Rreth 300 francezë, me vendim të kryetarit të Francës François Hollande do të braktisin veriun e Kosovës në gjysmën e vitit të ardhshëm.
 
Presidenti francez ka thënë se vendimi për tërheqje nga Kosova është marrë për shkak të vështirësive që Franca ka në Afrikë, shkruajnë mediat gjermane.
 
Për këtë vendim, Parisi i ka njoftuar vendet anëtare të NATO-s, nëpëmjet një dokumenti të brendshëm.
 
Pra, nga veriu i Kosovës do të largohen 300 ushtarë francezë të stacionuar atje dhe se në shtabin e KFOR -it do të mbeten 11 oficerë dhe 39 policë të cilët gjenden në përbërje të EULEX-it, shkruan Ekspres.
 
Në mesazhin dërguar vendeve anëtare të NATO-s Franca vendimin e arsyeton me vlerësimin se në Kosovë nuk ka më kërcënim ushtarak dhe se situata e përgjithshme e sigurisë lejon këtë tërheqje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin