Tirane- Urgjenca e QSUT-së ende nuk është rikthyer në funksion të plotë. Ndryshe nga sa pat deklaruar drejtoria e QSUT, më 31 maj 2024, urgjenca ende nuk i është kthyer 100% funksionit normal.
Report Tv mëson se sallat koronargrafisë nuk funksionojnë dhe nuk bëhet eficent shtrimi. Duke qenë se është ende kjo problematikë, rastet me probleme të zemrës, dërgohen ende në sanatorium. Bashkë me rastet, sipas grafikut në Sanatorium shkojnë dhe dy mjekë nga Urgjenca. Urgjencat e tjera paraqiten tek sëmundjet e brendshme në QSUT.
As observimi nuk është vënë në punë për shkak të disa defekteve me rrjetin elektrik.
Mësohet se observimi funksionon kur pacienti është në mbikqyrje ose kur nuk ka vend pavioni.
Ndërkohë është në funksion Imazheria, Eko, 3 skanerat, rezonanca, grafia janë vënë në shërbim të pacientëve jo vetëm në spital, por edhe ato që kanë lenë datë kontrolli.
30 mln lekë u alokuan për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT, ndërkohë Prokuroria e Tiranës kërkoi një riekspertim të shkaqeve të zjarrit. Drejtoresha Albana Fiço u dorëhoq pas 1 muaji e gjysmë, nga rënia e zjarrit dhe u emërua Alma Cani.
Zjarri në urgjencën e QSUT-së që ra më 11 shkurt 2024 në katin -1 në Urgjencë, shkaktoi kolaps në repartin e urgjencave. Prej më shumë se 3 muajsh pacientët detyroheshin të shkonin për të marrë shërbim në spitale si Shefqet Ndroqi, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalin Memorial të Fierit.
S.G/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
Pse budallenj janë t'a rregullojnë?! 52 mijë lek të reja një koronografi tek Spitali amerikan!!
Përgjigju