Urgjencat, udhëtim me
mushkë drejt spitalit

Urgjencat, udhëtim me <br />mushkë drejt spitalit
Gjatë ditës së sotme janë shënuar edhe dy emergjenca të tjera shëndetësore. Ajo më problematikja ka qenë në fshatin Trektan të komunës Fajza, në rrethin e Hasit, ku një 47 vjecar ka udhëtuar për afro katër orë me mushkë për tu transportuar më pas nga mjetet e ushtrisë në Spitalin Rajonal të Kukësit.

Bëhet fjalë për banorin Naim Tobli, i cili vuante nga apendiciti, ku falë ndihmës së banorëve dhe ushtrisë ka mbërritur në Kukës në orën 12:00. Ai ishte nisur që në orën 8P:00 të mëngjesit.

Ky fshat ka një distancë prej 22 km nga rrethi i Kukësit dhe në qytetin e Krumës mungon stafi mjekësor për ndërhyrje kirurgjikale për operacione të tilla.

Një tjetër situatë emergjence shëndetësore është shfaqur në fshatin Krenxë të komunës Shtiqën, vetëm 7 km largë qytetit, por banorët kanë nxjerr të sëmurin për afro 4 km në këmbë dhe më pas një mjet i ushtrisë i ka ardhur në ndihmë. Sipas informacioneve spitalore të dy pacientët janë jashtë rrezikut për jetën.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024