Uria në Gaza, çfarë parashikon plani i SHBA për ndihma nga deti

Uria po përdoret si armë për luftën në Gaza dhe kjo ka vënë në alarm liderët botërorë. Vetë aleati i Izraelit, SHBA ka nisur një plan për të ndihmuar Gazën me ndihma. Plani është ndërtimi i një skele lundruese në det dhe ushtria amerikane ka demonstruar se si do të bëhet ajo ku do të marrin pjesë më shumë se 1000 trupa amerikanë.

SHBA ka kontraktuar një firmë private FOGBOW, që drejtohet nga ish zyrtarë të ushtrisë dhe inteligjencës. Nga skela në Gazën veriore pritet të shpërndahen 2 milionë vakte në ditë e mjaftueshme për të ushqyer 2.3 milion banorë.

Anija e ushtrisë amerikane është nisur prej ditësh në Detin Mesdhe për të dërguar pajisjet për të ndërtuar një dok të madh lundrues me segmente çeliku dhe rrugë me dy korsi e një skelë. Anijet e tonazhit të rëndë dërgojnë furnizimet, ngarkohen maunet në anije më të vogla dhe dërgohen në skelë ku më pas ndihmat do të shpërndahen në rrugë tokësore.

Rruga e shpërndarjes nga anijet do të montohet në det, kështu shmang prekjen e tokës së Gazës nga forca amerikane. Pentagoni sqaron se asnjë trupë amerikane nuk do të shkelë në Gaza. Ky projekt amfib i njohur si Joint Logistics Over the Shore është ai që industria amerikane ka përdorur më parë në Kuvajt, Somali, Haiti dhe Amerikën Qendrore për misionet e ndihmës ndaj fatkeqësive.

Suksesi i planit varet nga siguria, dhe sipas mediave amerikane, forcat e Mbrojtjes së Izraelit do të ruajnë sigurinë e jashtme për të ndaluar turmat e civilëve që të vrapojnë drejt plazheve për ndihmat ushqimore. Shpërndarja do të jetë përgjegjësi e palestinezëve vendas, të paarmatosur.

Ndërkohë sipas OKB pas tre javëve përpjekje janë shpërndarë 6 kamionë me ndihma mbrëmjen e të martës duke siguruar ushqim për 25 mijë njerëz. Një anije që transporton 200 ton ndihma ushqimore po ashtu u nis nga Qipro të martën përmes një korridori të ri detar në territorin palestinez dhe pritet të mbërrijë në Gaza të enjten.

Sipas OKB 576 mijë njerëz në Gaza janë një hap larg urisë dhe koha po mbaron për rreth 300 mijë njerëz të izoluar në veri të territorit ku agjencitë kanë luftuar prej muajsh të hyjnë për shkak të kufizimeve izraelite edhe pse Izraeli këmbëngul se nuk ka penguar hyrjen e ndihmave.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës