TIRANË - Këto Krishlindje, shqiptarët do të kenë mundësi të urojnë edhe në një formë ndryshe nga e kaluara, përmes mesazheve që do të shfaqen në murin Kryeministrisë. Edi Rama përpos urimit për Krishtlindje, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i ardhur sadopak në ndihmë personave në nevojë në këtë ditë të shënuar.
 
Kreu i qeverisë ftoi qytetarët shqiptarë që të shprehin urimet e tyre, të cilat do të shfaqen në fasadën e godinës së Kryeministrisë përmes video-projektorit.

068 255 55 45 është numri i telefonit ku mund të dërgohen urimet për krishtlindje që do të Publikohen në murin e Kryeministrisë 

Shuma e mbledhur nga mesazhet telefonike të dërguarado t’i jepet njerëzve në nevojë për t’iu gëzuar edhe ata Krishtlindjes.

Evenimenti për pranimin e mesazheve ka filluar në orën në 18:00, ndërsa publikimi i tyre ka filluar në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, mesazhet e para të projektuara ishin nga ministri Erion Veliaj dhe deputeti i Librazhdit, Taulant Balla.

urimet me logo
(Në foto: Urimi i ministrit Veliaj dhe deputetit Balla)  Foto të tjera

Kjo formë urimi do të aktivizohet çdo mbrëmje në orën 18:00 deri në orët e para të mëngjesit dhe do të përmbyllet me kulmin e tij, natën e ndërrimit të viteve. 

Risi për këtë vit është edhe mundësia e publikimit të fotove, jo vetëm për qytetarët që jetojnë brenda Shqipërisë. Ngarkimi i fotove bëhet në faqen online të Kryeministrisë, në seksionin “Shqipëria Uron”.

I gjithë projektimi i mesazheve do të transmetohet në “live stream”, për t’u mundësuar shqiptarëve jashtë t’i lexojnë ato nëpërmjet kompjuterit dhe celularëve, edhe në kanalin “YouTube”.

urimet me logo
Foto të tjera - Fotot. A.Çakshiri/Shqiptarja.com

urimet me logo
Foto të tjera

rama fb
 
 

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)