TETOVË - Ka ardhur urimi i parë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, për kryeministrin Edi Rama. Është kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ai që ka uruar qeverinë e re.
“I dashur z. Rama,
Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj për Kryeministër i Republikës së Shqipërisë nga ana e Kuvendit të dalur nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Pikërisht mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve vendosi standarde të reja demokratike në Shqipëri që do ti mundësojnë marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në samitin e dhjetorit. Shpresoj dhe jam i bindur që Shqipëria do të marrë edhe datën për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.
Kam kënaqësinë që të shpreh gatishmërinë time dhe të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për të bashkëpunuar në të mirën e përgjithshme dhe në lehtësimin e përafrimit të qytetarëve tanë në të gjitha fushat.
Duke shprehur konsideratën time të lartë, ju uroj punë të mbarë dhe ju siguroj që tek unë do të gjeni një mik dhe bashkëpunëtor në realizimin e proektit tonë të përbashkët rajonal për integrim EuroAtlantik.
Me respekt,
Ali Ahmeti
Kryetar Bashkimi Demokratik për Integrim”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com