TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe është emocionuar në Asamblenë e PS nga surpriza që i bëri kryetari i partisë, Edi Rama.
Para qindra të pranishmëve në Asamble, Rama vuri në dukje se sot një shok i tyre ka ditëlindjen.
Me epitetet, i palodhur, shok besnik por edhe nevrik, Rama i ka uruar në ditëlindjen e 45-të Erjon Braçes, duke e ftuar të marrë dhuratën në podiumin e Asamblesë.
Bëhej fjalë për një album me historinë e Juventusit, skuadra e zemrës e Erjon Braçes, por dhe e kryeministrit, ku ishin shënuar firmat e gjithë futbollistëve me emër të ekipit.
Erjon Braçes gjithë kjo iu duk e papritur dhe nuk i përmbajti emocionet, duke u përlotur.
“Motra dhe vëllezër socialiste dua ta nis me një urim, një urim për një socialist të flakte, bashkëpunëtor te palodhur, deputet shembullor, shok besnik dhe nevrik, i cili sot mbush 45 vjeç, Erjon Braçe. Përveç të gjitha të tjerave, Erjoni eshte dhe një juventin i paepur dhe meqë Partia Socialiste është bërë si Juventusi, që vetëm fiton dhe mbas çdo fitoreje akuzohet nga kundershtaret e lodhur se fiton me hile, ky është vendi i duhur për t’i bërë Erionit dhuratën e 45-vjetorit. Ky është albumi i historisë së lavdishme të Juventusit që e kanë firmosur Gigi Buffon, Gonzale Iguain etj me radhë. Erjon hajde merr librin”,u shpreh Rama.
Braçe i përlotur ka dalë në podium ku ka marrë edhe dhuratën nga kryeministri Rama.
Emocioneve nuk u shpëtoi as Edi Rama, që gjithashtu pati një moment përlotje dhe ai.

(Albumi me firmat e futbollistëve të Juventus-it për Erjon Braçen)

(Dhurata e Ramës me ekipin e Juventus-it per Braçen)

Erion Braçe përlotet pas urimit të kryeministrit Rama

(Rama dhe Braçe)
Redaksia Online
d.b/XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO