Urimi i kabinetit qeveritar dhe Kryeministrit Rama erdhi në formën e një videomesazhi të veçantë ku gjithë ministat duke filluar nga Ministrja Kodheli dhe deri të Kryeministri Edi Rama u urojnë gjithë shqipëtarve, një vit të mbarë.
Urimi i ministrave dhe kryeministrit.
Ministrja Kodheli u ka uruar gëzuar, forcave të armatosur.
Ministri Bushati uron të gjithë shqiptarët dhe diplomatët kudo ku ata jetojnë dhe diplomatët.
Ministri Naço uron zyrtarët, prokurorët, avokatët e gjithë sistemin e drejtësisë, burgjeve.
Ministri Haxhinasto uron të gjithë ndërtuesit e infrastrukturës sonë, transportin.
Ministri Ahmetaj uron sipërmarrësit e vegjël dhe të mëdhenj shqiptarë dhe investitorët e huaj në Shqipëri.
Ministri Veliaj uron gjithë fëmijët, të rinjët dhe të gjithë ata që janë në moshë të tretë, me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë.
Ministrja Gjermeni uron arkitektët, urbanistët, inxhinierët, sipërmarësit dhe punonjësit e turizmit në Shqipëri.
Ministri Panariti uron gjithë fermerët, punonjësit e bujqësisë dhe përfaqësuesit e Agrobiznesit.
Ministrja Gjosha uron miqtë dhe partnerët tanë Europian.
Ministrja Nikolli uron nxënës e studentë, mësues, pedagogë e prindër.
Ministri Beqaj uron ç'do të sëmurë, mjekë e infermierë.
Ministri Koka uron ç'do shqiptarë që kujdeset për mjedisin.
Ministri Cani uron të gjithë kontribuesit në ekonominë dhe financat e Shqipërisë.
Ministri Gjiknuri uron gjithë minatorët, kontribuesit në sektorin mineral si dhe gjithë punonjësit e sistemit elektroenergjitik shqiptar.
Ministri Celibashi uron përfaqësuesit e popullit në kuvend dhe në qeverisjen vendore.
Zv. Kryeministri Peleshi uron gjithë punonjesit e shtetit shqiptar.
Kryeministri Rama uron gjithë shqipëtarët kudo ku janë, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi në Preshevë e Bujanovs, gjithë shqipëtarët në Greqi, Itali, Amerikë. Gjithë Shqiptarët që punojnë, që jetojnë dhe që e shohin Shqipërinë me dashurinë e madhe nga e gjithë bota.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)