Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.
“Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri”, shkruan Meta në urimin e tij.
“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”, shkruan Meta në rrjetin e tij në Facebook.
(Statusi i Ilir Metës në Facebook)
e.gj/Shqiptarja.com











