Bashkia e Tiranës ka gjetur një tjetër zgjidhje interesante për të ndaluar fenomenin e urinimit në publik, duke paralajmëruar publikimin e pamjeve në rrjetet sociale. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi përmes rrjetit social “Twitter” se kushdo që do të urinojë poshtë urave do të përfundojë në rrjetet sociale.
"Mos e bëj këtë në Tiranë, ose pastaj do bëhesh VIP në rrjete. Tirana është shumë më e pastër dhe gjobat janë duke funksionuar! Por, ju lutem mos e bëni këtë në qytet, ose do të bëheni me të vërtetë të ‘famshëm’ në internet. Tirana më e pastër, por duhet ende ndryshim kulture”, tha Veliaj.
Në fotot e publikuara nga kryebashkiaku shikohen punonjës të ndërmarrjes së bashkisë të cilët montojnë tabela paralajmëruese për qytetarët që urojnë në vende publike se ambientet janë të vëzhguara nga kamerat dhe pamjet do të shpërndahen në rrjetet online.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com