Tifozët e Kombëtares pavarësisht fitores me Andorrën janë të mërzitur për shkak të fundit të eliminatoreve ku kuqezinjtë nuk e bënë dot të mundur ëndrrën e shkuarjes në Botëror. Për këtë arsye në një postim të presidentit të FSHF-së Armand Duka në rrjetet sociale shumë tifozë kërkojnë largimin e tij.
Jo vetëm kaq, por tifozët ftojnë edhe SPAK-un të hetojë Dukën, ndërsa përveç presidentit kërkojnë edhe largimin e trajnerit. Ndër të tjera kjo nuk është hera e parë që tifozët i hakërrehen presidentit të FSHF-së që është në përfundim të mandatit të katërt në krye të institucionit të futbollit shqiptar.
Kush mendoni se jeni o shqipo ?Brazili?
PërgjigjuShif maqedonine.