Uron Basha, por s'harron politikën
"Të ndalojmë dyshen Rama-Meta"

Uron Basha, por s'harron politikën<br />"Të ndalojmë dyshen Rama-Meta"
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri nga rrjeti social facebook. Në urimin e tij Basha nuk harron të bëjë politikë e të akuzojë qeverinë. Sipas kreut të PD-së viti 2014 ka qënë një vit i vështirë për shqiptarët.

“Ekonomia preku recesionin, mijëra njerëz humben vendet e punës, taksat dhe çmimet u rriten ndërsa te ardhurat e shqiptareve ranë dhe fuqia e tyre blerëse u tkurr. Ndërsa hedh këto radhe vazhdoj te marr mesazhe te panumërta për mijëra familje te izoluara nga dëbora dhe ngrica, mijëra te tjera qe nuk kane energji elektrike, qindra mije kryefamiljare ne ankthin e pamundësisë për te shtruar tryezën e darkës se ndërrimit te viteve, e ne ankth edhe me te madh për te nesërmen”, shkruan Basha në rrjetin social facebook.

Kreu i PD-së akuzon shefin e qeverisë se ka vetëm fjalë, të cilat sipas tij nuk e fshehin dot situatën në vend. Edhe në këtë ditë feste, kreu i PD-së iu bën thirrje shqiptarëve të ndalojnë dyshen qeverisëse Rama-Meta.

“A jetojnë shqiptaret sot me mire se para një viti? Përgjigjja e kësaj pyetje përvëlon me te vërtetën e saj, te çilen kryeministri fjalëshume nuk e fsheh dot me llomotitjet e tij bajate e plot rrena te dala boje. Kjo nuk është Shqipëria qe meritojmë, vendi qe ne duam. Ndaj kriza ekonomike Rama-Meta dhe pasiguria per te nesërmen duhet te ndalen.  Një vit i ri është një mundësi e re, një shprese e re për te bere gjerat e duhura. Duhet te luftojmë te gjithë për ndryshimin e vërtete. Është koha te ndahemi nga sëmundjet e te shkuarës. Është koha ta ndalim te keqen e te ndreqim çfare nuk shkon. Bashke do ia dalim te sjellim ndryshimin pozitiv ne jetën tone. Bashke do te rinisemi me shprese, besim dhe kurajo drejt Shqipërisë qe punon, prodhon dhe jeton me mire. Urimet e mija me te përzemërta për vitin e ri. Shëndet, mbarësi dhe gëzime për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)