Urrejtje etnike, AK: Shkupi të dënojë
tifozët racistë, jo aktivistët tanë

Urrejtje etnike, AK: Shkupi të dënojë <br />tifozët racistë, jo aktivistët tanë
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi dënon paditë penale të ngritura ndaj dy aktivistëve të saj në Maqedoni, të cilët vizatuan me 28 Nentor 2011 sloganin e AK "Nje komb, nje gjuhe" në hyrje të Tetovës.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp AK i kërkon Gjykatës së Tetovës shfuqizimin e dy padive penale të ngritura ndaj aktivistëve të saj, Rinor Slloga dhe Petrit Ibrahimi, për nxitje të urrejtjes etnike dhe “i cilëson këto padi një kërcënim të hapur të dinjitetit tonë kombëtarë dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni të cilët nuk janë minoritet por janë komb që jetojnë në trojet e veta.”

Aleanca KuqeZi i bën thirrje “Gjykatës Themelore të Tëtovës të shfuqizojë sa më parë këto padi penale ndaj Rinor Sllogës dhe Petrit Ibrahimit dhe të nisë të merret me sloganet raciste të tifozave të ekipeve maqedonase të cilët kujtojmë se kanë thirrur: “Shqiptarët duhet të vdesin”.- thuhet në deklaratën për shtyp duke shtuar se dy aktivistët e Aleancës KuqeZi nuk kanë ndjellur urrejtje ndëretnike, por kanë respektuar simbolet e kombit shqiptar të cilit i përkasin, ndërkohë që tifozët e ekipeve të futbollit në Maqedoni kanë kanë kërcënuar hapur dhe në masë jetën e shqiptarëve të maqedonisë duke i cilesuar ata të mirë nese do të vdisnin.

Aleanca KuqeZi shpreh mbështetjen ndaj të gjithë aktivistëve të saj në Maqedoni dhe i siguron ata se nuk do të rri duarkryq ndaj racizmit zyrtarë të shtetit ku jetojnë 800 mijë shqiptarë duke garantuar respektimin e të drejtave të njeriut në bazë të ligjeve ndërkombëtare në fuqi, si dhe duke kërkuar me forcë nga shteti shqiptar respektimin e Kushtetutës të Republikës e cila garanton mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufijve.

Më tej ai ripërsërit apelin ndaj Tiranës për të mos qëndruar duarkryq ndaj këtyre akteve “të shëmtuara dhe shoviniste të strukturave slave në rajon dhe të mbrojë me çdo kusht bashkëkombasit e saj në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Luginë të Preshevës. “
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?