Përcaktohet çifti i parë çerekfinalist i Botërorit 2018 në Rusi. Dita e djeshme e botërorit përcaktoi çiftin e parë çerekfinalistë. Ai është Francë – Uruguai.
Mbrëmja e djeshme në Fist Arena vuri përballë dy skuadra plot histori, Portugalinë, kampionen e Europës dhe Uruguain.
Dilema se cila skuadër do të kalonte për në fazën çerekfinale nisi të marrë rrugë që në minutën e 7-të, falë golit të Edison Cavanit. Portugalia u përpoq të reagojë por e gjeti golin e barazimit vonë, në minutën e 55 me anë të Pepes. 7 minuta më vonë supergoli i Cavanit vulosi fitoren e Uruguait. Portugalia prenotoi avionin për t’u kthyer në shtepi, kurse Botërori humbi një tjetër yll.
Më herët, në “Kazan Arena”, Franca u kualifikua për në çerekfinale falë fitores 4-3 me Argjentinën, një ndeshje ku gjithçka ndodhi pati për protagonist 19 vjeçarin Kylian Mbappé.
Ishte ai autor i një vrapimi prej 70 metrash që përfundoi në pikën e 11 metërshit, të cilin e ktheu në gol “Djalli i Vogël” Griezman.

Pastaj autor i dy golave që bashkë me supergolin e Pavard, i dhanë fitoren bluve të Deschamps. Golat për bardhekaltrit u shënuan nga Di Maria, Merkado dhe Aguero. Nënkampionët e botës dhe këpuca e artë Messi, kthehen në Argjentinë për të daravitur poshtërimin dhe për të reflektuar pas një tjetër zhgënjimi. Skuadra franceze bashkë me Uruguajin e drejtuar nga Oskar Tabares janë çifti i parë që kalojnë për në fazen çerekfinale të Botërorit .
Komente
