Autoritetet në Uruguaj kanë sekuestruar 4,4 ton kokainë me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë.

Kokaina u konfiskua në një operacion të përbashkët midis oficerëve të marinës dhe doganave në portin e Montevideo.

Droga ishte fshehur në katër kontejnerë me miell soje, e destinuar të shkonte për Lome, kryeqytetin e Togo. Sipas mediave lokale, kontejnerët duhej të ngarkoheshin në një anije të regjistruar në Itali.

Uruguaji është duke u përdorur gjithnjë e më shumë si një pikë tranziti për të lëvizur kokainën nga Amerika LatineAfrikë dhe Evropë.