/ATSH/ - USAID dhe Creative Business Solutions po mbështesin 18 aplikime të fermerëve dhe agrobizneseve për grante të Skemës Kombëtare, me një total 3 milionë dollarë për financim grantesh.
Me anë të një postimi në faqen e "Facebook", USAID-i thekson se kjo përbën gati 50% të vlerës totale prej 6.5 milionë dollarë të investimit.
Sipas USAID-it, fermerët do të kryejnë investime në ndërtimin e serave të reja, agropërpunuesit - në përmirësimin e linjave teknologjike, dhe konsoliduesit - në ndërtimin e depove e të pikave të shpërndarjes së produkteve bujqësore.