/ATSH/-Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti morën pjesë në aktivitetin e zhvilluar sot në ambientet e Hotel Tirana Internacional, me rastin e 1-vjetorit të programit të USAID-it, "Agrokapital", që mbështet bujqësinë shqiptare.
Ministri Panariti gjatë fjalës së tij falënderoi bankat dhe institucionet e mikrokredisë në Shqipëri, të cilat u solidarizuan me fermerët e prekur nga përmbytjet në jug të vendit, duke shtyrë shlyerjen e kësteve të kredive.
Kreu i Bujqësisë bëri të ditur se qeveria ka vendosur të mbartë kreditë që kanë me agjencitë e mikrokreditit, rreth 1000 familje fermere, të prekura nga përmbytjet, që shkon në një vlerë prej 1.5 milion euro.
"Ne kaluam një periudhë shumë të vështirë, që ka qenë periudha e përmbytjeve, të cilat padyshim patën efektin e tyre negativ në bujqësi. Vlen të përmendet fryma e solidaritetit nga partnerët ndërkombëtare, por dhe nga biznesi e individë të veçantë që bënë të mundur të futemi në programin e rigjallërimit të shpejtë të bujqësisë", deklaroi ministri Panariti.
Ministri i Bujqësisë theksoi se qeveria është e orientuar nga investimet gjithëpërfshirëse në bujqësi, duke përmendur disa nga prioritetet e këtij viti.
"Prioritet për këtë vit janë investimet në pikat e mëdha të grumbullimit, magazinimit që ne i konsiderojmë si enët e munguara. Janë ato që lidhin prodhimin me tregun. Duhet të rrisim ndjeshëm edhe ofertën. Rritja e ofertës do të bëhet natyrisht, duke investuar në sektorin e serave", deklaroi Panariti.
Ndërsa Ambasadori amerikan, Donald Lu, shprehu keqardhje për familjet e shumta shqiptare që kanë humbur fermat dhe bagëtitë e tyre, nga vërshimi i lumenjve në jug të vendit.
"Shpresoj që ndihma amerikane, e ofruar përmes USAID-it, do t'i ndihmojë këto familje. Këto përmbytje nuk e kanë dëmtuar vullnetin e popullit shqiptar. Jemi të kënaqur të mbështesim Agrokapitalin, nëpërmjet USAID-it. Por ka ende shumë biznese që kanë ende nevojë për qasje në kapital, në mënyrë që të rriten", deklaroi ambasadori Lu.

LAJMET MË TË VLERËSUARA