USAID: Lufta kundër korrupsionit është lufta e të gjithëve

USAID: Lufta kundër korrupsionit është lufta e të gjithëve

Ndihmës administratori i USAID Brock Bierman në një deklaratë pas tryezës me Këshillin e Lartë Gjyqësor deklaroi se gjatë dy dekadave të fundit Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në forcimin e themeleve të saj ekonomike dhe demokratike.

Ai deklaroi se qeveria e SHBA-ve është e përkushtuar të ndihmojë shqiptarët në betejën e tyre për të kthyer besimin në institucionet e drejtësisë pasi lufta kundër korrupsionit është e të gjithëve. Bierman vlerësoi punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i bëri thirrje atyre që mbështesin reformat në drejtësi që të mbeten të palëkundur në zbatimin e saj.

"Nuk ka asnjë dyshim se, gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në forcimin e themeleve të saj ekonomike dhe demokratike. USAID ka mbështetur me krenari këto përpjekje dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Përparimi i mëtejshëm ka nevojë për përkushtim të vazhdueshëm ndaj reformës në drejtësi. Populli shqiptar meriton institucione transparente, sidomos institucione gjyqësore të pavarura që respektojnë zbatimin e ligjit. Korrupsioni pengon integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në institucione dhe tregje rajonale e botërore. Ai gjithashtu shkurajon investimet në sektorin privat. Integrimi dhe investimet janë kritike për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij vendi. Zhvillimi i bazuar në sipërmarrje, themeli i qëndrueshmërisë ekonomike afatgjatë të çdo vendi, varet nga zbatimi i drejtë, i parashikueshëm dhe transparent i ligjit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të ndihmojë shqiptarët në betejën e tyre për të rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit është lufta e të gjithëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i Shqipërisë është në pararojë të këtyre përpjekjeve. Shtetet e Bashkuara e mbështesin me forcë këtë Këshill dhe punën e tij. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Këshillin ndërsa çon përpara këto reforma. Unë i nxis shqiptarët kudo që ndodhen që të mbështesin këto reforma, të mbështesin këta këshilla dhe pres me kënaqësi  ngritjen e një sistemi drejtësie që iu shërben të gjithëve, si dhe i nxis anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë ata që mbështesin në mënyrë aktive reformat në drejtësi, që të mbeten të palëkundur në zbatimin e kësaj reforme", deklaroi Brock Bierman.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë