TIRANE - Pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” u inaugurua dje paketa e integruar e ndërhyrjeve. Një nismë e mbështetur nga USAID në kuadër të projektit “Mbështetje e Reformës në Shëndetësi”. I pranishëm në prezantimin e kësaj pakete ishte Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova dhe përfaqësues të USAID. Sipas ministrit Kosova kjo paketë ripërcakton ndërlidhjen e pacientit dhe vizitorit me spitalin, duke përmirësuar shërbimin shëndetësor të ofruar.

Pjesë e kësaj pakete janë: Një mjedis i përmirësuar për pritjen e vizitorëve. Mjedis më i organizuar dhe më informues. pajiset e reja kompjuterike për mirëmenaxhimin e vizitorëve në spital. Kjo do të sjellë një mirëmenaxhim të trafikut të vizitave, duke ndikuar direk në kontrollin e infeksioneve dhe do të siguronte dhe qetësinë e nevojshme për pacientët gjatë qëndrimit në spital.

Falë kësaj pakete integruese i gjithë personeli i spitalit mban karta identifikuese me të dhëna personale dhe titullin e punës. Një detaj ky që e bën automatikisht më të aksesueshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj pacientit. Kompjutera personale dhe printera janë vendosur në pavijonet e spitalit, për të lejuar futjen e të dhënave të pacientëve dhe printimin e informacionit nga personeli që tashmë është trajnuar në këtë aspekt.

Fale lidhjes së aparatit të EKO-s dhe sistemit të informacionit tashme me pacientin shpenzohet më shumë kohë. Projekti “Mbështetja e Reformës në Shëndetësi” është në vitin e tretë të zbatimit të tij. Ky projekt ka ofruar asistencë teknike për Ministrinë e Shëndetësisë dhe tre spitale publike “Materniteti Mbretëresha Geraldinë” Spitali Rajonal Lezhë dhe Spitali Rajonal Korçë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)