TIRANË - Ushtarakëve të Forcave të Armatosura iu hiqet kompensimi për ushqim dhe për qiranë e banesës.

Qeveria ka miratuar sot një vendim mbi trajtimin me ushqim të ushtarakëve të Forave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe për disa ndryshime në vendimin nr. 524, datë 30.07.2004 të Këshillit të Ministrave “për masën dhe mënyrën e kompensimit të qirasë së banesës dhe të ushqimit të tyre.  

Me propozim të Ministrisë së Financave, Këshilli i Ministrave vendosi që ushtarakët e Forcave të Armatosura të trajtohen me ushqim të gatuar sipas normës së repartit vetëm në rastet kur thirren në repart për nevoja shërbimi (gatishmërie, stërvitjeje, fushime). Në asnjë rast, trajtimi me ushqim nuk konvertohet në kompensim financiar për ushqim.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)