TIRANE- Përmes një letre të hapur ushtarakët shqiptarë janë shprehur kundër reformës që ka ndërmarrë ministri Mbrojtjes Arben Imami dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Sipas tyre edhe shkarkimi i gjeneralëve është i lidhur me planet e drejtuesve për të plaçkitur pronat e Ministrisë së Mbrojtjes
Letra e hapur e grupit të ushtarakëve ende në detyrë është publikuar sot në gazetën Shqiptarja.com.
LETRA E PLOTE
Të nderuar zotërinj,
Jemi ushtarakë të forcave tokësore, detare dhe ajrore që po drejtohemi ju nëpërmjet medias, sepse kjo ka ngelur e vetmja mënyre dhe i vetmi tempull, ku mund të rrëfehesh, të lutesh e të përpiqesh për të drejtën. Ndaj edhe shpresojmë që nëpërmjet publikimit të kësaj letre të hapur, ju drejtuesit më të lartë, por edhe publiku i gjerë të keni mundësinë, të shihni të vërtetën në sy. Çdo formë tjetër, e reagimit ndaj sulmit të paprecedentë të Imamit kundër FA, do të kish atë fat dhe pamje që të gjithë njohin, lirime, shkarkime dhe lëvizje.
Ngjarja skandaloze me pasojë "shkeljen e kushtetutës" është vetëm një pjesë e ajsbergut të aktivitetit të kundraligjshëm e abuziv të titullarve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Sado të përpiqet zoti Imami, që ta përcjellë atë ndryshe, faktet janë aq kokëforte, sa nuk do të arrijë t'i mbulojë nëpërmjet intervistave të tij butaforike.
Na vjen keq, që edhe këtë radhë, presidenti, komisioni parlamentar i sigurisë dhe i mbrojtjes nuk mundën të shkonin më larg sa aq sa dëshiroi t'i dërgonte zoti Imami dhe jo aty ku në fakt qendron problemi.
Nuk është thjesht një lapsus, por rrjedhojë e magallomanisë që e karakterizon, z. ministër, që për të mbuluar bëmat e tij, i sulet kujtëdo që i del atij përpara në rrugën e vjedhjeve dhe të abuzimeve, dhe pa pikën e turpit të deklarojë që " ushtarakët janë kundër reformës…" (intervista e datës 6 prill 2012). Në këtë pikë ai ka "të drejtë", sepse përveç "nëndetëses 105" dhe revolucionit të '97, ai nuk i njeh Forcat e Armatosura, dhe atë pamje që ka krijuar i ka ardhur kryesisht nëpërmjet "gjeneralëve" të tij që i tregojnë këtij kapedani vetëm atë që ai kërkon të shohë. Ai ka të drejtë që të thotë se ushtarakët janë "kundër reformës" pasi me reformë ai kupton vetëm qëllimet e veta, që nuk është vështirë t'i vlerësosh nga më skandalozet dhe të denja vetëm për tituj skandaloz.
Nuk është e vështirë që të provosh se deklarimet që ministri i mbrojtjes zoti Imami, ka shprehur për ushtarakët, jo vetëm nëpërmjet intervistave të këtyre ditëve , por edhe më parë janë qendrime të pasakta, ofenduese dhe me pasoja, si rezultat i mëndjemadhësisë dhe megallomanisë së këtij drejtuesi.
Për ne ushtarakët është mjaft e qartë se nervoziteti i z.Imami, nuk ka lidhje aspak për çfarë ai përpiqet të shprehë në lidhje me reformën, pasi ai nuk asnjë ide të qartë për të, por as me natyrën megallomane të tij, tashmë të provuar edhe publikisht, por më tepër me nervozitetin e tij, kur nuk arrin të rrëmbejë ato që sot konsiderohen asete të FA, përpara se të lerë postin e tij. Trysnia, që i ka dhënë edhe media, nëpërmjet idesë së largimit të tij nga posti ministror, nga çasti në çast, e ka bërë këtë ministër dhe ata pranë tij, që të hardallosen për të realizuar objektivat personalë, nën emrin e të ashtuquajturës reformë.
Bëmat e ministrit Imami, për kohën e qëndrimit në strukturë janë të panumërta, ndaj po përmendim vetëm tre prej tyre: struktura e re "Imami-3", politika e personelit dhe politika e arsimimit që janë pamja më e zymtë e reformës së re të z.Imami.
"Reforma e re" është as më shumë e as më pak, por dalldia e re për prona, dhe tashmë zoti Imami, po e sjell në formën e një palo-strukture të re, ose sic njihet tashmë "Imami-3". Për të kuptuar që "Imami-3" është forma e fundit dhe më e shëmtuar, që ky ministër mbrojtje, po i vesh reformës së tij dhe "kundërshtimit të ushtarakëve" le të marrë mundimin që ky ministër dhe ogiçi i tij, tashmë shefi i shtabit të shpjegojnë:
A është ligjore e gjithë procedura që u ndoq për të arritur te "Imami-3" ? Përse për këtë strukturë u punua në mënyrë ilegale, duke e mbajtur të fshehur edhe nga shefi i Shtabit i asaj kohe, Gjeneral Malaj dhe Komandatët e Forcave? Përse struktura "Imami-3" jo besua vetëm nga një klani të bindur, dhe jo strukturave legale që ngarkohen me kushtetutë për strukturat. Përse z. Imami ia besoi këtë krijesë vetëm Gjeneral Lleshit, dhe një grupi që kishin të përbashkët vetëm qëndrimin "katolik"? Nuk e dimë se sa ligjore dhe llogjike duhet të jetë që ky grup, pa asnjë detar, pa asnjë përfaqësues nga forcat ajrore, pa asnjë ekspert nga institucionet akademike të përgatisin struktura moderne për të gjitha llojet e mësipërme të strukturave të FA. Vetëm për një drejtim ky grup u tregua ekspert, të përgatisnin strukturë sipas oreksit të z.Imami dhe më vonë të z. Gjunkshi.
A është ligjor fakti që për gati 11 muaj, nuk pati një urdhër për strukturën e re "Imami-3"? A duhej një urdhër për grupin e punës që do të punonte për strukturën që të përcaktonte konceptin, misionin, idenë, qellimin dhe objektivat? Përse pasi u caktua lista e objekteve që do të liroheshin(kupto rrëmbeheshin) u paraqit e ashtuquajtura "strukturë". Tashmë është, më se e provuar dhe e dukshme si drita e diellit që kjo është forma e vetme e punës, që di të përdorë ky ministër në kuadrin e uzurpimit dhe abuzimit me të gjitha kompetencat. A mjafton kjo për të përcaktuar se kush është në të vërtetë "anti-reformë": ushtarakët që kundërshtojnë këtë lloj procedure apo vetë ky ministër?
A është anti-ligjor fakti, që hartuesit e strukturës së re u kujtuan për bazën ligjore vetëm, kur ata kuptuan që miratimi i saj nuk ishte kompetencë e tyre, por e Komandantit të Përgjithshëm. Kushedi sa do të kenë djersitur juristët e ministrit dhe shefit të shtabit, për t'i gjetur një mbulesë kësaj shëmtire që do të pagëzonin me emrin "strukturë" e re.
Cili është autoriteti që ka të drejtën për iniciimin e ndryshimeve, apo për strukturat e reja? Zoti Imami e z. Gjunkshi e dinë shumë mirë, që ishte antiligjore që ministri i mbrojtjes të rrëmbente kompetencat e komandantëve të forcave dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe, por Imami dhe Gjunkshi e dinë po aq mirë, se kjo ishte rruga e vetme për të arritur te objektivat e tyre të "Imamit-3". Në këtë veprim më se anti-ligjor, anti-kushtetues, duhet të kërkohen edhe shkaqet e vërteta të nxitimit për të liruar nga detyra e mosrinovimit të mandatit të shefit të shtabit të përgjithshëm, Gjeneral Malaj dhe gjeneralëve të tjerë, që po bëheshin pengesë për plaçkitjen e madhe që po synonin të realizonte z. Imami me beniaminët e vet. Tek "gatishmëria" e shefit të ri të shtabit Gjunkshit, provuar edhe më parë, për t'ju bindur qorrazi "eprorëve " të vet, duhet parë edhe katapultimi i tij për në atë pozicion. A nuk duket si pikë uji, përpara këtyre veprimeve, "shkelja kushtetuese" për emërimin e kapiten Kreshpani si komandant i forcave detare.
Shihni sa në nxitim janë Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm kur deklarojnë me mburrje se janë në procesin e përgatitjes së dokumentave strategjik të sigurisë dhe të mbrojtjes si gurë themeli për FA. Nëse kjo është e vërtetë, a është hartimi dhe miratimi i "Imami -3", anti-ligjore dhe anti-llogjikë, që të sajohet ajo, përpara përfundimit të këtyre dokumentave? Çdo strukturë e re ngrihet mbi bazën dokumentave strategjikë ashtu sic veprojnë gjithë vendet e NATO-s, dhe gjithë vendet normale, që më parë hartojnë dokumentat strategjikë dhe pastaj ndërtojnë strukturat për realizimin e tyre.
NATO miratoi Konceptin e Ri Strategjik, në Lisbonë në 2010 (ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha, por edhe z. Imami) dhe do të aplikojë strukturën e re, pas vjeshtës së vitit 2012. Për pasojë të gjitha vendet anëtare do të reflektojnë ndryshimet në strukturat e veta. Mos zoti Imami, që e di shumë mirë këtë, është duke menduar strukturën tjetër "Imami-4"? Duket që liderët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, nuk e kanë fare merak, që për interesa të pastra përfitimi material, të bëjnë theror çdo procedurë qoftë kjo edhe e NATO-s. A mos kjo është edhe një arsye, që z. Imami bojkoton sa herë i teket takimet e NATO-s, (më së paku 3 herë deri tani)?
Teknikisht, procedurat e kalimit në struktura të reja të vendeve të NATO-s përfshijnë një periudhë 6 deri 10-vjeçare, ku për 3 vjet bëhet implementimi dhe vetëm pas më shumë se 4 vjetësh procesi i rishikimit dhe vlerësimit të kësaj strukture e pastaj përmirësimet e nevojshme. Përse brenda 4 vjetësh Imami ka përgatitur 3 struktura? Struktura "Imami-2" ka vetëm një vit që është implementuar. Cfarë tregon "Imami-3", që struktura "Imami-1" dhe "Imami-2" kanë dështuar dhe nuk ishin efektive. Nëse kjo është e vërtetë, përse nuk nxirren përgjegjësitë, edhe të vetë z.Imami si porositës dhe mami i këtyre strukturave? Përgjigjen e gjeni në intervistën më të fundit që ky ministër megalloman, kur flet për forca të armatosura nënkupton vetëm "objekte të liruara".
Përse struktura e re "Imami-3", nxitimi i së cilës coi edhe në shkeljen anti-kushtetuese të emërimit të komandantit të FD, asnjëherë nuk tregoi se si u mbërrit në nevojën për këtë strukture? Përse kjo erdhi në detyrim-përcaktim, vetëm në një variant kur minimalisht në procedurat e NATO-s çdo strukturë afrohet në jo më pak se 3 variante, me sistem krahasimi me së paku 2-3 oponenca? Nuk besojmë se Imami, apo ata që zbatojnë qorrazi urdhërat e tij nuk e dinë këtë standart.
Përse ka "ndrojtje" zoti Imami dhe z. Gjunkshi të argumentojnë më së paku modelet ku janë referuar, cilës strukturë dhe cilit vend të NATO-s, apo vendi partner po përdorim si model. Përgjigja për ne ushtarakët është e qartë sepse gatuesi i modelit "Imami-3" Gjeneral Lleshi, si çiraku i zotit Imami për këtë strukturë, nuk kishin merak referencat, por vetëm përmbushjen e oreksit të z. Imami, tashmë edhe z. Gjunkshi të rrëmbimit të aseteve ushtarake.
Përse kushdo që pati guximin të kundërshtojë strukturën e vjedhjes më të madhe "Imami-3" u largua nga detyra dhe të tjerë që u treguan të devotshëm për të firmosur këtë palo strukturë , si kap. Kreshpani e gjeneral Lala morën status të vecantë të z.Imami dhe Gjeneral Gjunkshi?
Për gjithë sa përmendëm më lart, s'ka asnjë dyshim se struktura që ka përgatitur tashmë, Imami, sipas oreksit të vet, dhe turra-vrapi i Gjunkshit për ta realizuar sa më shpejt atë, është sajuar tërësishtë me shkelje procedurash, pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë argument llogjik. Ajo që Imami e quan "reformë" është tërësishtë anti-reformë dhe qendrimi ndaj saj, nuk lidhet me "grupe apo me puce", që me aq qejf i përmend z. Imami, por janë qendrime për standarte dhe për procedura.
I nderuar z. President/Komandant i Përgjithshëm
Të nderuar anëtarë të Komisionit të Sigurisë
Struktura "Imami-3", kemi bindjen e plotë, se me apo pa dashje ka shmangur tërësishtë objektivat dhe prioritetet, që ne kemi deklaruar në NATO. Ushtarakët e dinë mjaft mirë këtë, por kjo strukturë shkon tërësishtë edhe kundër llogjikës më elementare. Mjafton që të përmendim faktin që një nga "argumentat" që përdor z. Imami dhe z. Gjunkshi është "llogjika ekonomike", dhe për këtë nuk ngurrojne që me një të rënë të lapsit të fshijnë struktura jetike për FA. Mjafton të kujtojmë që ashtu si "Bishti i Pallës" ata po i japin dërmin arsimimit të ushtarakëve, duke fshirë Universitetin Ushtarak "Skëndërbej" që u formatua sipas modelit të "Ëest-point". Ata po fryjnë bandën e ushtrisë dhe Qendrën Kulturore të Ushtrisë me personel, gati pesë herë më të madh se trupa pedagogjike që nevojitej për arsimimin e ushtarakëve të rinj. Prioritetet e FA janë kthyer koncertet, si mënyrë më e mirë për të fituar duke bërë "shoë'". Një koncert e z. Imami, vitin e kaluar që kushtoi 400 mijë euro, u imitua këtë vit nga gjeneral Gjunkshi me të njëjtën kosto. Dhe kjo ndodh kur ushtarakët nëpër misione apo nëpër emergjenca shkojnë pa pajisjet më elementare. Kjo është llogjika për gjithë strukturën e re "Imami-3" ndaj edhe i njëjti fat si dy të parat "Imami-1-2" do të jetë edhe për këtë.
Imami dhe Gjunkshi pak merak do të bëhen për këtë sepse dëmi nuk do të jetë për ta ..por për FA. Ajo që ne ushtarakët, nga të gjitha lljet e forcave kërkojmë nga ju është vetëm të mos qendroni indiferent, të mos bëheni pjesë e shkeljeve, nga më antiligjoret, por të veproni me ndërgjegje për të ndaluar atë që po bëjnë krerët e ushtrisë në emër të reformës. Ne e dimë shumë mirë, se sapo kjo letër të shoh dritën e botimit, askush në dikasterin e MM dhe SHP nuk do të merren me problemet që ngrihen, por në gjetjen e personave që "guxuan" ti publikonin këto gangrena që po shkatërrojnë FA. Por e rëndësishme është dhe do të mbetet që në ushtri nuk ka grupe "armiqësore" anti-reformë, por ushtarakë që ju dhimbsen FA dhe asetet e këtij vendi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com