Ushtaraku anulon operacionet
Spitali nuk ka as ngrohje

Ushtaraku anulon operacionet<br />Spitali nuk ka as ngrohje
TIRANE-Sipas drejtorisë së spitalit dhomat e operacioneve duhet të qëndrojnë të lira, vetëm për rastet e urgjencës që mund t'iu vijnë dhe mjekët të mos planifikojnë operacione për një periudhë prej 5 javësh. Në një komunikim që iu është bërë dje mjekëve të këtij spitali, drejtoria e ka argumentuar vendimin për anullimin
e të gjithë operacioneve të planifikuara, me faktin se gjatë festave të fundvitit, ka shumë raste urgjencash, ndaj stafi i spitalit ushtarak do të jetë në dispozicion të tyre.
Mirëpo mjekët e spitalit ushtarak thonë se arsyeja e vërtetë e këtij urdhri është krejt tjetër. "Ne mendojmë se ky vendim është marrë pasi aktualisht në spital nuk ka
pathuajse asgjë, - na thotë njëri prej mjekëve. - Unë u bënë shumë vite që punoj këtu si mjek kirurg dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë vendim për pezullimin e operacioneve të planifikuara, për festat e fundvitit.

Sigurisht që gjatë kësaj periudhe ka një fluks më të madh, për shkak se kthehen edhe shumë emigrantë, apo me datë 31 dhjetor mund të ketë edhe plagosje me fishekzjarre, por ky fluks është vetëm për 3-4 ditë maksimumi.

Ndaj kjo nuk është një arsye për të pezulluar operacionet e planifikuara për 5 javë. Arsyeja e vërtetë është se në spital nuk ka asgjë dhe ata pak gjëra që janë duan t'i ruajnë për rastet urgjente", - deklaron mjeku për gazetën shqiptarja.com.

NGROHJA
Jo vetëm mungesë barnash, por në spitalin ushtarak ushtarak mungon edhe ngrohja. Në këto ditë të ftohta dhe gjithë lagështirë të dhjetorit, e vetmja alternativë ngrohjeje për pacientët e ushtarakut është të futen poshtë batanijes. Kjo pasi sistemi i ngrohjes së kaldajës ende nuk është vënë në punë. Arsyeja është se nuk
kanë përfunduar akoma procedurat e tenderit për blerjen e lëndës djegëse, dhe duket se edhe për disa kohë pacientët duhet të mendojnë vetë edhe për të siguruar një mënyrë për t'u ngohur.
(Shkrimin mund ta lexoni sot ne gazetën Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg