Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur sot në SPAK bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.  Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mësoi se deputeti socialist po pyetet për kallëzimin e bërë në mars të 2021 nga Artur Meçollari. Në dalje nga SPAK pas gati 3 orësh, Meçollari u tha mediave se u pyet për privatizimin e Sarandës, kallëzimin e tij. Ai pretendon se në atë zonë i është dhënë çdo centimetër privatit.

Ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut. Një thirrje nga Prokuroria sot e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari.

Më herët Meçollari ka artikuluar publikisht akuza edhe për ish shefin e Shtabit sot Presidenti Bajram Begaj, por nuk dihet nëse SPAK ka interes të thërrasë edhe kreun e shtetit si person në dijeni për të dhënë shpjegime.

Nga ana tjetër, Kollçaku nuk dha detaje lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë duke thënë se ajo për të cilën u pyet është sekret hetimor dhe do të merrej vesh në momentin e duhur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
Akuzat për privatizimin e pronave të ushtrisë në Sarandë, Kollçaku: Sekret hetimor! Do informoheni në momentin e duhur

 

Deputeti Bardhyl Kollcaku nuk ka dhënë detaje për akuzat lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë në Sarandë, për të cilat u paraqit sot në SPAK.

“Është sekret hetimor, do të informoheni në momentin e duhur”, tha Kollçaku pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.

 

Ora 14:44
U paraqit bashkë me ushtarakun Kollçakun në SPAK, Meçollari: U pyeta si kallëzues i privatizimit të Sarandës! U dha çdo centimetër

1678369563_arturmecollari.png

Ish zëvendës shefi i forcave detare, u paraqit sot në SPAK si denoncues i privatizimit të Sarandës dhe Shëngjinit.

“U pyeta në cilësinë e kallëzuesit për bazën detare të Sarandës ku privatit i është dhëne çdo centimetër pa lenë asgjë për  ushtrinë.”- tha ai.