Ushtaraku, vendimi u shkon sot
lokaleve për t’u largua

Ushtaraku, vendimi u shkon sot<br />lokaleve për t’u largua
TIRANE-Ndonëse urdhri nga ministri Arben Ahmetaj, i është dërguar drejtorisë së spitalit Ushtarak tre ditë më parë, pronarët e lokaleve që ushtrojnë aktivitetin privat brenda ambienteve të spitalit do t’u dërgohet vetëm sot njoftimi zyrtar. Ata duhet të bëhen gati menjëherë që të lënë këto ambiente, të cilat do të përdoren vetëm për qëllime mjekësore. Sipas urdhrit të ministrit Ahmetaj, do të anullohen të gjitha kontratat e qirasë, që këto subjekete kanë nënshkruar me drejtorinë e spitalit.

Kjo me qëllim përmirësimin e shërbimeve spitalore që u ofrohen të gjithë pacienbtëve që u drejtohen spitaleve të vendit. Ndërkohë që së pari aksioni për çlirimin e ambienteve spitalore nga privatët ka nisur në QSUT, ku plot 40 subjekete private kishin kontratë qiraje me drejtorinë e këtij spitali. Aksioni në QSUT ka nisur që prej disa ditësh ku një pjesë e mirë e lokaleve dhe kioskave janë larguar tashmë. E njëjta nismë do të fillojë të zbatohet edhe në Qytetin Studenti. Ndërsa sa u përket spitaleve të rretheve ata thonë se ende nuk u ka ardhur ndonjë shkresë zyrtare për këtë qëllim.

Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)­

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: 7-të atraksionet turistike më të vlerësuara në Shqipëri për 2024

Media amerikane: 7-të atraksionet turistike më të vlerësuara në Shqipëri për 2024