SHKODER- Një 30 vjecar shqiptar është plagosur nga ushtria malazeze pasi kishte hyrë gati 300 metra brenda në territorin malazez për të marrë bagëtinë.
Gëzim Drekaj, së bashku me një bashkëfshatar, nga Hoti i Shkodrës është plagosur mbrëmë nga efektivat malazezë. Ngjarja është shënuar rreth orës 19.30
minuta, të mbrëmjes së djeshme (5 prill) kur 30 vjeçari kishte hyrë në tokën malazeze për të marrë lopët dhe për ti kthyer në shtëpi. Tre ushtarë malazez i kanë bërë thirrje të ndalojnë por ata nuk kanë pranuar.
“Doja të merrja lopët që kishin kaluar në tokën malazeze. Tre katër herë na bënë thirrje të ndalojmë por nuk ndaluam dhe vrapuam të ktheheshim në tokën tonë. Ushtarët qëlluan dhe njëri plumb më ka prek këmbën”- tregon Gëzim Drekaj në një prononcim për tv NEWS24 nga Spitali i Shkodrës ku ndodhet i shtruar dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmisë së tij, Gëzim Drekaj së bashku me bashkëfshatarin e tij kanë hyrë rreth 300 metra brenda në territorin malazez, dhe kanë qenë 3 policë që pasi i kanë bërë thirrje për tu ndaluar, dhe këta nuk kanë pranuar, kanë qëlluar në drejtim të tyre.
Edhe i ati Prel Drekaj thotë se largimi i lopëve në tokën malazeze kishte ndodhur shpesh, dhe shpesh ata kishin hyrë në territorin malazez për të marrë lopët, por asnjëherë nuk ishin qëlluar nga policia e vendit fqinj. Policia e Shkodrës dhe ajo e Malit të Zi kanë nisur një hetim ndërkufitar për të zbardhur detajet e ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com