Në mesin e shumë njerëzve që kanë reaguar pas deklaratës së ministrit grek të Mbrojtjes kundër 7 ushtarëve që bënë simbolin e shqiponjës ka qenë edhe deputeti shqiptar në Bruksel Ahmet Gjanaj.
 
Ai nuk ka ngurruar të ironizojë deklaratat e grekëve, teksa i cilëson si shtet evropian dhe fton shtetin shqiptar t’i përgjigjet me po të njëjtin “evropianizëm” duke përzënë disa elementë pro grekë si Bollano, Dule apo edhe Janullatosin.
 
Përgëzoj” shtetin “evropian” grek për këtë veprim kundër shprehjeve kolektive të organizuara që “rrezikojnë” sigurinë kombëtare greke dhe ftoj shtetin tonë që të adoptojë këto praktika të një shteti “evropian” duke dënuar maksimalisht Vasil Bollano, Vangjel Dulo dhe Janullatos (për këtë të fundit, rekomandoj dëbimin në Greqi ngaqë shtetësia e tij është greke) dhe shumë të tjerë që kanë kaq vite që rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare…” shkruan Ahmet Gjana.
 
Pas simbolit të shqiponjës dy-krenare të 7 ushtarakëve grekë me origjinë shqiptare, ministri i Mbrojtjes deklaroi se veprime të tilla nuk do të tolerohen dhe se do të ketë një hetim.


dy.b/shqiptarja.com