SHBA- Presidenti amerikan Barak Obama thotë se nuk ndjen keqardhje për kërkimin e lirimit të ushtarit amerikan Bowe Bergdahl që mbahej nga talebanët në shkëmbim të pesë udhëheqësve talebanë, një marrëveshje që ka ngjallur reagime të ashpra ndaj Shtëpisë së Bardhë.
 
Presidenti Obama u tha gazetarëve se ai kishte për detyrë si komandant i ushtrisë amerikane të kthente në Atdhe rreshterin Bowe Bergdahl.
 
Ai tha se administrata e tij pa një mundësi dhe e shfrytëzoi atë, duke vënë në dukje se ai ishte i shqetësuar nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të rreshterit Bergdahl.
 
Talebanët liruan rreshterin Bowe Bergdahl javën e kaluar pas pesë vitesh në robëri.
 
Grupi militant e rrëmbeu atë në vitin 2009 shumë shpejt pas arritjes së tij në Afganistan. Ka ende shumë paqartësi në lidhje me ngjarjet që çuan në kapjen e tij, ndërkohë që disa kritikë e kanë quajtur atë një dezertor.

Redaksia Online
(e.s/shqipatarja.com)