LONDËR – Ushtari britanik i masakruar në rrugët e Londrës nga dy të dyshuar fondamentalistë islamikë ishte babai i një familjeje dhe kishte qenë në Afganistan për të luftuar kundër talebanëve. E ka bërë të ditur sot Ministria britanike e Mbrotjes.

Scotland Yard ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të tjerë për ngjarjen: një burrë dhe një grua, të dy 29 vjeç, të cilët janë arrestuar për komplot në vrasje dhe janë vërejtur nga policia në një stacion në jug të qytetit.

Autoritet kanë shpërndarë të dhënat e ushtarit të vrarë dje afër një kazerme ushtarake në Woolwich: viktima e sulmit të përgjakur quhej Lee Rigby, ishte ushtar i bataljonit të dytë të regjimentit ushtarak të Pushkatarëve. Tifoz i madh i skuadrës së futbollit Manchester United ai i binte tamburit në bandën ushtarake, kishte shërbyer edhe në Gjermani dhe Qipro, por për momentin po kryente shërbimin në Londër.

Baba i dhembshur i të birit të tij, Jack, dy vjeç, Rigby do t’u mungojë shumë gjithë atyre që e njihnin. Mendimet dhe lutjet e regjimentit shkojnë për familjen e tij në këtë moment ekstremisht të vështirë”, shpjegoi në një komunikatë Ministria e Mbrojtjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)