SIDNEJ - Ushtria australiane është përfshirë sot nga një skandal i ri seksual, ku 17 ushtarakë, përfshirë oficerë të lartë, janë nën hetime për e-maile dhe fotografi “eksplicite dhe të neveritshme” të femrave lakuriqe.

Shefi i ushtrisë, Lejtnant-Gjeneral David Morrison tha për mediat australiane se ndihej i tmerruar nga zbulimi, i cili u bë nga një raport i qeverisë vitin e kaluar, ku shfaqen më shumë se 1,000 akuza të abuzimit seksual ose abuzimeve tjera të forcave të armatosura prej vitit 1950 e deri në ditët e sotme.

Skandali i parë ishte regjistruar në vitin 2011, ku përmes Skype, një ushtar xhiron veten duke bërë dashuri me një femër, ndërsa njëkohësisht e gjitha u transmetua për kadetët, që ishin në një dhomë tjetër dhe kjo krejt pa dijeninë e vajzës.

“Do të them se raporti i qeverisë është shumë më i keq se çështja Skype”, tha Morrison në një konferencë për media.

Sipas gjeneralit australian, akuzat përfshijnë edhe prodhimin dhe shpërndarjen e materialit “jashtëzakonisht të papërshtatshëm” në sistemit kompjuterike të mbrojtjes dhe të internetit publik në tri vitet e fundit. Edhe konsumimi i drogës është i përfshirë në këtë raport.

Tre vetë janë pezulluar deri tani, të cilët mund të përballen me drejtësinë civile. Pesë të tjerë mund të pezullohen edhe nëntë ushtarakë janë nën hetime.

“Edhe 90 veta të tjerë nga personeli i Ministrisë së Mbrojtjes së Australisë janë të përfshirë në këtë zinxhirë e-mailash”, tha Morrison, duke shtuar se "rangjet më të larta ushtarake në këtë ngjarje janë; lejtnant-kolonel, major, kapiten e të tjerë".

 Morrison nuk pranoi për të shkuar në detaje saktësisht se çfarë përmbannin materialet, por tha se "ka rëndësi që, të dyja videot dhe imazhet janë poshtëruese, të qarta dhe profane". Ai shtoi se kishte folur me disa prej grave të përfshira në ngjarje dhe u kërkoi atyre falje. "Kjo shkon në thelb të asaj që kam thënë në lidhje me problemet sistematike me kulturën brenda ushtrisë", shtoi shefi i ushtrisë.

Ministri i Mbrojtjes, Stephen Smith i quajti pretendimet "të neveritshme" dhe tha se ai priste më shumë viktima të tjera. "Në përvojën time, sa herë që ka shpallje publike ose tërheqje të vëmendjes së organeve të tërhequr vëmendjen e publikut, atëherë shumë njerëz në komunitetin e do të thonë publikisht, që ata vetë kanë qenë subjekt i abuzimit në të kaluarën", tha ai.

Në vazhdën e skandalit Skype, qeveria australiane bëri një apologji parlamentare për viktimat e abuzimit në ushtri dhe ka ngritur një fond të kompensimit pas qindra pretendimeve të përdhunimit dhe sulmit seksual.

Mbi abuzimin, raporti i qeverisë vitin e kaluar ka theksuar si shkaqe një kulturë të fshehtë në ushtri, dështimin për të ndëshkuar keqbërësit dhe armiqësi ndaj viktimave të cilët u ankuan.

Qeveria dhe forca e mbrojtjes, thuhet në raport, janë të angazhuar për të ndryshuar dhe kanë qenë duke punuar për të zbatuar politika të reja në mediat sociale, punësimin dhe mënyrën në të cilën janë trajtuar ankesat.

"Pas përpjekjeve të rëndësishme, që kemi bërë për të inkurajuar gratë që të vijnë dhe të qëndrojë në ushtri, unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar në atë që duket se është zbuluar," tha ai.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)