Ushtria dhe taksa e Kosovës alarmon Serbinë, Vuçiç: Do të kenë pasoja katastrofike
Presidenti serb, Aleksander Vucic
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës dhe mosheqja dorë nga taksa mbi prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, "do të kenë pasoja katastrofike" nëse "dikush nuk e vetëdijeson Prishtinën sa më shpejt që është e mundur".
Vuçiç paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.
Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.
"Dua t'i njoftoj se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se me Serbinë nuk mund të flitet kështu", tha Vuçiç, duke iu referuar deklaratave të Haradinajt.
Vuçiç, po ashtu, tha se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Kosovës dhe e çon rajonin në shkallën më të lartë të rrezikut, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Të hënën, autoritetet e Kosovës paralajmëruan se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32
-
Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi
19 Dhjetor, 09:29
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor, 11:20
-
Spiunimi i BIA-s, Serbia në 'burgun digjital'
18 Dhjetor, 08:22
-
SHBA sanksione ndaj industrisë serbe të naftës, reagon sërish Vuçiç: Nuk i kam parë dokumentet! S' jam gati të vendos sanksione ndaj Moskës
14 Dhjetor, 13:22
-
Serbi/ Vuçiç në ditë të vështira, mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë në Beograd
13 Dhjetor, 08:19
-
Pas akuzave se veprimet e tyre financoheshin nga Perëndimi, Vuçiç pajtohet me kërkesat e protestuesve pas disa javësh trazira
12 Dhjetor, 13:20
-
Protesta masive në Serbi/ Vuçiç: Nuk do iki nga vendi si Assadi i Sirisë! Shërbimet e huaja inteligjente duan të më rrëzojnë
10 Dhjetor, 20:20