Ushtria e SHBA modernizon
mjekësinë shqiptare me “e-health”
“Një prej sëmundjeve më të mëdha të njerëzimit është të jesh askushi për të tjerët” ka thënë nënë Tereza. Kura ndaj sëmundjeve është postuar në një dimension tjetër, telemjekësia po merr këmbë edhe në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e ushtrisë së SHBA.
“Një prej sëmundjeve më të mëdha të njerëzimit është të jesh askushi për të tjerët” ka thënë nënë Tereza. Kura ndaj sëmundjeve është postuar në një dimension tjetër, telemjekësia po merr këmbë edhe në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e
ushtrisë së SHBA.
Zona të caktuara të spitalit universitar Nënë Tereza dhe të tre spitaleve të tjerë të mëdhenj në Shqipëri do rinovohen për tu bërë qëndrat e reja të telemjeksisë dhe të kurimit online (e-health).
Pasi rinovimet, e financuara nga ushtria e SHBA, të kompletohen, spitalet shqiptare do të lidhen në një rrjet virtual duke ofruar shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë qytetarët.
“Si shumë vende të tjera në zhvillim, vendi im vuan nga mungesa të mëdha në sektorin e shëndetit,” tha Artian Dautaj, derjtuesi i programit humanitar për asistencën mjekësore në Tiranë. “Ka një nevojë urgjente për investime dhe përmirësime në infrastrukturë.”
Deri tani, 5 nga12 spitale të mëdha në Shqipëri janë të lidhur në rrjet me sistemin e shërbimit shëndetësor elektronik (e-health) në Tiranë. Në mars të këtij viti tre spitale të tjerë do të kenë infrastrukturën e nevojshme për tu lidhur në rrjet.
“Programi i telemjekësisë shërben për të lidhur spitalet me njëri tjetrin për një funksionim më efecient të sistemit,” tha Dr. Agim Kociraj, specialist i USAID për shëndetin.
Rrjeti do të shërbejë për të ndihmuar profesionistët të jenë gjithmonë të axhornuar dhe të kenë mundësi të diagnostikojnë pacientët në distancë. Mjekët dhe infermierët në qytete të tjera do të kenë mundësin e një ekspertize të specialistëve në Tiranë. Spitalet do jenë të lidhur edhe me qendrat profesionale të shpërndara në Europë.
Ideja e telemjekësisë u propozua në vitin 2007 nga “International Virtual e-Hospital Foundation and the University of Arizona”, të cilët arritën të merrnin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare. ah/Shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.9%
-
Frikë se humbin
42.1%
-
Arsye të tjera
8%
Vota total: 1982
Lajme të tjera
-
Dy mite te rreme mbi përçarjen e PD, që duhen shembur për t’i hapur rrugë reformimit
29 Mars, 17:58
-
Pse nallanet janë këpucët perfekte për pranverën 2023
29 Mars, 17:53
-
Haaland nën hetim nga policia angleze për shkeljen e bërë pranë stadiumit të Mancester City-t
29 Mars, 17:42
-
Samiti për demokraci, Osmani thirrje vendeve që nuk e njohin Kosovën: Njihni shtetësinë tonë! Do fitoni aleat të përkushtuar, jo vetëm një vend mik
29 Mars, 17:20
-
FOTOT/ Kush janë pronarët e faqeve ‘Jeta Osh Qef’ e Lolita. Veliaj: Erland Dalliu dhe Anisa Caka gjoba autobusëve të Tiranës, do të paditen në prokurori
29 Mars, 17:14
-
Spiunët rusë paralajmëruan Putinin që të shtynte pushtimin e Ukrainës
29 Mars, 17:05
-
Këto shenja të horoskopit do të pendohen shumë për diçka sot
29 Mars, 17:04
-
Debutim i hidhur me Spanjën, mbrojtësi: Na mundën se bari ishte i gjatë
29 Mars, 17:02
-
Qeveria gjermane miraton projektligjin për migracionin
29 Mars, 17:01
-
Aksidentet e autobusëve? Veliaj: Nga 7 rastet e fundit, në 5 të tilla shkak janë bërë makinat, në dy raste drejtuesit kishin probleme shëndetësore
29 Mars, 16:56
-
Veliaj: Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit, falë punës dhe investimeve kemi arritur të jemi një qytet i suksesshëm
29 Mars, 16:53
-
Messi e nxjerr me portën bosh, Lautaro Martinez bëhet 'gazi i botës' nga 3 metra larg (VIDEO)
29 Mars, 16:47