Ekstremistët kanë sulmuar një pikë të kontrollit të ushtrisë egjiptiane në Gadishullin Sinai, duke shkaktuar 15 viktima në radhët e ushtrisë.

Koloneli Tamer Rifai shprehet se ushtria ka arritur që të vrasë shtatë ekstreministë gjatë shkëmbimit të zjarrit, por nuk dha më shumë informacione se sa është numri i saktë i viktimave të ushtrisë egjiptiane.

Ushtria e Egjiptit për vite të tëra është duke luftuar kryengritësit në Sinai. Në këtë territor ka mbështetës të shumtë të grupit ekstremist, i jashtëquajtur Shteti Islamik. Ekstrremistët morën përgjegjësinë për sulmin duke mbajtur një fjalim në agjensinë e tyre të lajmeve ,  AMAQ. Ata thanë  se të paktën 15 trupa egjiptiane janë vrarë.

Luftimet janë intensifikuar pasi ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin islamist më 2013.