Ushtria franceze gabimisht
vret 11 ushtarë të Malit

Ushtria franceze gabimisht<br />vret 11 ushtarë të Malit<br>
Forcat ushtarake të Francës në Mali, në sulmet ajrore të kryera në këtë vend, gabimisht kanë vrarë 11 ushtarë të Malit.

Në një deklaratë të një zyrtari nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se ushtarët francezë në kuadër të luftës kundër terrorizmit më 23 tetor kanë kryer në operacion ajror në rajonin Kidal në veri të vendit dhe se gjatë këtij operacioni janë vrarë 11 ushtarë të Malit të cilit ishin marrë peng nga një grup i armatosur.

Zyrtari njoftoi se ushtarët të cilët kanë humbur jetën i përkasin ushtrisë së Malit dhe se është zbuluar identiteti i tyre.

Burimet ushtarake të Francës thonë se në operacionin “Berkane” të kryer në kuadër të luftës kundër terrorizmit është kryer një sulm në kampin e terroristëve dhe se nuk dihej që në kamp ndodheshin ushtarët të cilët ishin marrë peng.

Autoritetet franceze në një deklaratë menjëherë pas operacionit kishin bërë të ditur se në operacion janë vrarë 15 terroristë.

Ambasadorja e Francës në Bamako, Evelyne Decorps, pas kësaj ngjarjeje kishte vizituar ministrin e Mbrojtjes së Malit, Tiena Coulibaly, ku kishte shprehur pikëllimet e saj për rastin.

Pjesa veriore e shtetit në Mali, pas përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe të kryengritësve Tuareg në janar të vitit 2012, ishte pushtuar nga grupet radikale. Përleshjet shkaktuar kryengritjen e qindra mijëra personave kurse qeveria kërkoi ndihmë ushtarake nga Franca.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online