"Pas goditjeve me predha nga ana e Hamasit gjatë armëpushimit humanitar, ushtria do të rimarrë menjëherë aktivitetin e saj në Rripin e Gazës, në ajër, det dhe tokë", sipas një komunikate.
Duke iu përgjigjur pozitivisht një kërkese të OKB-së, kabineti izraelit i sigurisë kishte pranuar dje në mbrëmje të zgjasë deri sot në mbrëmje (21:00 GMT) armëpushimin që i dha të shtunën pak qetësi popullsisë së Gazës.
Por Hamasi nuk e pranoi këtë shtesë dhe rifilloi në mbrëmje goditjet me raketa drejt Izraelit. Rreth 25 predha kanë goditur territoret izraelite që prej të shtunës në mbrëmje, sipas ushtrisë, që u përgjigj nëpërmjet artilerisë që kishte në zonë./ATSH/