GAZA - Ushtria izraelite ka vrarë sot dy palestinezë, të fajësuar për rrëmbimin dhe vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë në muajin qershor, që provokoi konfliktin intensiv 7 javor që la mijëra të vdekur në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite kishte qenë për muaj me radhë në kërkim të Marwan Kawasmeh dhe Amer Ebu Aisha të cilët u gjetën të rrethuar në një ndërtesë në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor, ku ishin të fshehur.
Mësohet se dy të rinjtë, në kërkim nga policia izraelite, kanë hapur zjarr ndaj policisë, duke mbetur të vrarë në vend. Sipas policisë, të dy viktimat, të lidhur me grupin militant të Hamas, kanë mohuar vazhdimisht vrasjen e tre adoleshentëve.
Arrestimi i qindra palestinezëve dhe bastisjet në disa shtëpi në të gjithë Bregun Perëndimor ushqyen armiqësi me grupin terrorist Hamas, i cili dominon Rripin e Gazës. Pastaj, më 2 korrik, një i ri palestinez nga Jeruzalemi lindor është rrëmbyer duke u djegur i gjallë në një sulm të dukshëm hakmarrjeje, vetëm 2 ditë pasi u gjetën trupat e vrarë të 2 izraelitëve.
Vrasjet nisën kështu një cikël të shkallëzuar dhune duke çuar në një konflikt intensiv 50 ditor mes Izrealit dhe militantëve palestinezë të Hamas që dominojnë Rripin e Gazës.
Sipas zyrtarëve në Gaza, 2100 palestinezë, kryesisht civilë, kanë mbetur të vrarë në konfliktin disa javor. Ndërsa izraelitët thonë se viktimat nga ana e tyre janë 67 ushtarë dhe 6 civilë.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimi i KAS-it për vijimin në Parlament të procedurës për ‘Paketën e Maleve’, Ministria e Ekonomisë: Konfirmoi se nuk bie ndesh me legjislacionin!
19 Shkurt, 17:13
-
Nisin karnavalet, kaos në Venecia nga mbipopullimi me turistë
19 Shkurt, 17:12
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Rrëfehet drejtuesja e shoqatës, Boriçi: U shokuam kur e dëgjuam, Anila ishte 2 ditë më parë këtu dhe nuk shfaqi shqetësime! E përkushtuar ndaj punës
19 Shkurt, 16:05
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00