NIGERI - Në operacionet ushtarake të ndërmarra kundër militantëve Boko Haram gjatë dy ditëve të fundit në Nigeri, njoftohet se janë vrarë më shumë se 300 militantë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Chris Olukolade, tha se në operacionet ajrore dhe tokësore të kryera në verilindje të vendit janë vrarë më shumë se 300 militantë të Boko Haram dhe se 11 qytete në rajon janë çliruar nga qeverisja e Boko Haram.

Chris Olukolade, thekson se gjatë operacioneve janë kapur disa militantë dhe një numër i madh i armëve dhe automjeteve janë konfiskuar.

Mësohet gjithashtu se rajonet të cila ishin nën kontrollin e Boko Haram tashmë janë çliruar gjatë këtyre operacioneve ushtarake të ushtrisë nigeriane.

Organizata Boko Haram gjatë sulmeve të viteve 2009-2014 kanë vraë më shumë se 5.000 civilë në Nigeri.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)